![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/mehaj-2.jpg)
Mehaj jep dorëheqje nga pozita e ministrit?
08 gusht 2023
| 10:23
Në qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime. Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Burimet e “RTKlive” kanë bërë se për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.
Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra. Sipas burimeve të “RTKlive”, Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.