“Absolutisht seksi” Fansat u dashuruan me veshjen e tejdukshme të Rita Orës: Engjëll…

08 gusht 2023 | 12:54

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka rritur temperaturat teksa u shfaq në skenë me një fustan të tejdukshëm prej dantelle.

Artistja e hitit “Hot Right Now”, u shfaq shumë seksi gjatë një koncerti në Zyrih të Zvicrës.

Fustani i 32-vjeçares rrinte pas trupit, me mëngë të gjata dhe i tejdukshëm, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës së zë pranishmëve. Veshjen Rita e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza me taka.

“Absolutisht seksi”/ Fansat u dashuruan me veshjen e tejdukshme

Ndërkohë flokët e saj të gjatë i kishte bërë kaçurrele dhe i mbante të lëshuara. Ylli i muzikës kishte një make up të bukur, ku më shumë kishte theksuar sytë.

Rita ka postuar gjithashtu disa foto nga festivali “Star in town”, ku fansat u dashuruan me pamjen e saj dhe i kanë komentuar se është “ikonë”.

“Ti je një engjëll nga parajsa”, i shkroi një komentues, ku një tjetër ia pret: E bukur dhe e mrekullueshme”.

“Absolutisht seksi!”, ka komentuar një tjetër ndjekës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të…