![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/sinani.jpg)
Arbër Sinani i bashkohet Ponte Prizrenit
08 gusht 2023
| 11:46
KB Ponte Prizreni ka njoftuar se ka nënshkruar me Arbër Sinanin. Këtë klubi prizrenas e ka bërë të ditur në rrjetin social “Facebook”.
Sinani me Ponte Prizreni ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.
“I dëshirojmë mirë ardhje lojtarit Sinani i cili vitin e kaluar me sukses mbrojti ngjyrat e skuadrës së Vëllaznimit , në të kaluarën ishte pjesë e Sigal Prishtinës e Prishtina e re”, thuhet në njoftim. Klubi prizrenas ka thënë se së shpejti do të prezantohet një lojtar i huaj.