Kosova mposhti Bullgarinë

08 gusht 2023 | 12:06

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B (vajzat).

Kosova fitoi ndaj Bullgarisë me rezultat 34:29.

Vajzat “dardane” nisën më mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi prej disa golave deri në minutën e 18-të. Epërsia e vetme e bullgareve ishte 9:8. Sërish vajzat tona shfaqën më shumë dhe pjesa e parë përfundoi 14:11.

Në pjesën e dytë epërsia shkoi deri në tetë gola. Dhe epërsia u mbajt deri në fund për fitore të rëndësishme. Ndeshjen e ardhshme, Kosova U17 e luan të enjten ndaj Finlandës.

Me nga shtatë gola te Kosova u dalluan Arjeta Imeraj, Arona Krasniqi dhe Diona Dresh. 16 pritje i kishte Donjeta Shabani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdon aksioni i…