Abbott: Më vjen keq që dëgjova për dorëheqjen e Mehajt, mirënjohës për kontributin e tij

08 gusht 2023 | 12:26

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Abbott ka përmendur edhe bashkëpunimin në raportet Kosovë-Britani e Madhe në fushën e mbrojtjes.

“Më vjen keq të dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhëniet e mbrojtjes Mbretëri e Bashkuar-Kosovë gjatë dy viteve e gjysmë të fundit dhe i uroj atij mirë në të ardhmen”, ka thënë ai.

Një ditë para dorëheqjes, Mehaj ishte takuar me ambasadorin britanik, me të cilin ka thënë se ka folur për projekte të përbashkëta dhe mbështetjen e ardhshme britanike ndaj Kosovës në fushën e mbrojtjes.

“Kam pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar si partner strategjik është i domosdoshëm dhe gjithnjë i realizuar në frymën pozitive e të mirëbesimit. Projektet tona të përbashkëta dhe mundësia e mbështetjes nga qeveria britanike do të jetë synimi ynë edhe në vazhdim”, ka thënë Mehaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…