Grabovci thotë se është i habitur pse Kusari-Lila nuk jep dorëheqje: Kurti, politikani më i dëmshëm që e ka pasur Kosova

08 gusht 2023 | 15:39

Ish-njëri nga protagonistët kryesorë të vendimmarrjes në PDK, Adem Grabovci është duke u rikthyer aktivisht në politikë.

Kështu se paku ai ka deklaruar vullnetin e tij duke u përgjigjur në shumë tema në një intervistë të gjatë dhënë për “kosovalive.net”.

Tashmë i liruar nga gjykata si i pafajshëm për aferën e njohur “Pronto”, Grabovci ka qenë adresë e kritikave sistematike nga mediet dhe oponentët politikë për përdorim të pushtetit për interesa të etablimit të strukturave të partisë në të gjitha poret e pushtetit.

Duke komentuar fillimisht aferën “Zdravo” të shefes së grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari Lila, Grabovci, ish-shef i deputetëve të të PDK-së, ka kritikuar ashpër mazhorancën e Kurtit, duke ia kujtuar asaj se ai asnjëherë nuk ka mbajtur takime të fshehta me përfaqësuesit e komunitetit serb.

Ai e ka rikujtuar shembullin e tij të vetdorëheqjes nga pozita që po e mbante pasi dolën përgjimet e aferës “Pronto”.

“Unë asnjëherë nuk kam mbajtur takime të fshehta. Jam takuar hapur me ta. Nuk kam bërë pazare me ta. Jam koordinuar me përfaqësuesit e serbëve se si t’i ndihmojmë qytetarët serbë, e jo për t’i fyer veteranët”, ka thënë Grabovci, duke shtuar se Kurti është politikan i dëmshëm për Kosovën.

“Kjo që po ndodhë në qeverisjen Kurti është e pandershme dhe e paimagjinueshme ajo çfarë po e shohim. Historia e Kosovës nuk do të njeh njëri më të dëmshëm sesa Albin Kurti”, ka thënë Grabovci.

Intervista e plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje dhe pardje “Nacionale” ka raportuar për Radojica Radomiroviqin, ish-pjesëtar…