Vuçiqi takohet me Hillin, bisedojnë për situatën në Kosovë

08 gusht 2023 | 15:47

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka takuar të martën ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Në këtë takim, ata kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe për dialogun në mes të dy vendeve.

Po ashtu, sipas asaj që e ka thënë Vuçiqi, në takim është diskutuar edhe për “përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe ShBA-së”.

“Një bisedë e sinqertë dhe e hapur me ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill. Çështja kryesore është përparimi i mëtejshëm i marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Serbisë e Amerikës. Sigurisht, ne diskutuam edhe pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, si dhe situatën në Kosovë e dialogun me Prishtinën”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-njëri nga protagonistët kryesorë të vendimmarrjes në PDK, Adem Grabovci…