Hoti pas dënimit të mërgimtarit: LV-ja ka ushqyer gjuhën e urrejtjes që po përdoret në rrjete sociale

08 gusht 2023 | 15:50

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas mbajtjes së seancës gjyqësore lidhur me kanosjen që i është bërë muaj më parë.

Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosja se me vite ka ushqyer gjuhen e urrejtjes, e cila po përdoret nëpër rrjete sociale.

Hoti bërë me dije se ka pranuar marrëveshjen që ka bërë prokuroria dhe avokati i të pandehurit me kushtin që i njëjti të kontribuoj në njërën nga organizatat bamirëse në vend.

“Kërcënimi i bërë nuk është personal por si zyrtar i shtetit për qëndrimet politike që kam si deputet dhe ish-Kryeministër. Prandaj, i bëj thirrje të gjithë atyre që bëhen pjesë e kësaj fushate linçuese të ndalojnë sepse do të përballen vetëm më ligjin, sepse qëndrimet për të vërtetën e bazuar në fakte dhe kauza për të mirën e vendit dhe popullit, nuk do të mund ta ndalin me kërcënime dhe me asgjë tjetër. Republika e Kosovës është e përhershme dhe do ta mbrojmë nga çdo kërcënim për ta sulmuar atë. Falënderoj policinë dhe gjykatën për punën e tyre dhe përkushtimin për të sjellë drejtësi”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Dënohet me 2 mijë euro gjobë mërgimtari që kanosi Avdullah Hotin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka takuar të martën ambasadorin…