Apeli anulon zgjatjen dymujore të paraburgimit për Nagip Krasniqin

08 gusht 2023 | 16:10

Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore për zgjatje të paraburgimit edhe për dy muaj ndaj kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Kjo megjithatë nuk nënkupton se ai do të lirohet nga paraburgimi. Kjo nënkupton se ai do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim derisa të merret një vendim tjetër në shkallën e parë.

Nagip Krasniqi ndodhet në paraburgim prej 19 prillit. Themelorja kur ishin bërë tre muaj paraburgim, më 19 korrik, kishte vendosur që të zgjatej paraburgimi edhe për dy muaj tjerë, raporton “Klan Kosova”.

Krasniqi që është edhe aktivist i LV-së, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit për dy kontrata njëburimore në vlerë mbi 3.5 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka njoftuar klubin…