Dukagjini ndan rrugët me futbollistin Rinor Kuçi
08 gusht 2023
| 16:11
KF Dukagjini ka njoftuar se ka ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme me futbollistin Rinor Kuçi. Klubi nga Klina e ka falënderuar Kuçin për kontributin e dhënë në klub dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.
“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Rinor Kuçi. Ne e falënderojmë Rinorin për kohën sa ishte pjesë e Dukagjinit, duke i dëshiruar atij shumë suksese ne sfidat e reja”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.