Chelsea: Nkunku mungon 4 muaj

08 gusht 2023 | 16:24

Klubi i Premier Ligës, Chelsea ka konfirmuar se blerja e merkatos së verës, Christopher Nkunku ka pësuar një dëmtim serioz në gju dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

Sulmuesi iu nënshtrua një operacioni në Çikago në orët e fundit dhe do të qëndrojë jashtë fushës për katër muaj. Nkunku nuk pati mundësi të debutonte zyrtarisht me blutë.

Dëmtimi i tij rrezikon të ndryshojë planet e merkatos së Chelsea-t, që mund t’i shtojë kështu një element të ri sulmit. Sulmuesi i Juventusin, Dusan Vlahoviç mbetet alternativa kryesore. Kjo situatë mund të ndryshojë dhe të ardhmen e Brojës, që dukej drejt një transferimi te skuadra e West Ham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Dukagjini ka njoftuar se ka ndarë rrugët me marrëveshje…