Rama: Rruga “Ukshin Hoti” në kryeqytet shumë shpejt do të marrë pamje tjetër

08 gusht 2023 | 17:26

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se rruga “Ukshin Hoti” në kryeqytet shumë shpejt do të marrë pamje tjetër.

“Filluam me hapat e parë në realizimin projektit për zgjerimin e kësaj rruge në katër korsi, për autobusë, bicikleta dhe automjete e cila do të ndikojë në përmirësimin e trafikut në Prishtinë”, ka theksuar Rama.

Ai ka thënë se bashkë me drejtorët, Krenar Xhaferi, Florian Dushi, Mimoza Sylejmani, Ilirik Musliu e Doruntinë Maloku, panë procesin e punës në lirimin e hapësirave publike përgjatë kësaj rruge si fazë e parë e punimeve në këtë projekt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë politike shqiptare mund të faktorizojnë votën e elektoratit shqiptar…