Haradinaj: Diaspora jonë ka dhënë mbështetje të pakursyer për çlirim dhe shtetndërtim

08 gusht 2023 | 17:43

Në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj”, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar bashkatdhetarët me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje.

Haradinaj ka theksuar se diaspora jonë ka dhënë mbështetje të pakursyer në momentet më të rëndësishme, si në përpjekjet për çlirim dhe në shtetndërtim.

“Një rast i mirë po ashtu që të bashkëbisedoj me shumë prej tyre, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës kudo që jetojnë, duke e lartësuar identitetin tonë. Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut!”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha…