Përleshje masive në mes tifozëve të AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit: Një i vdekur, 98 të arrestuar dhe shumë të lënduar

08 gusht 2023 | 21:44

Një përleshje masive ka ndodhur në mes tifozëve të AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit. Dy ekipet e lartpërmendura do të përballeshin sot në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Kampionëve, por ndeshja u shtye.

UEFA kishte kërkuar që takimi të zhvillohej pa tifozët mysafirë, megjithatë kroatët nuk respektuan fjalën e tyre dhe udhëtuan në Greqi. Kjo bëri që të shkaktoheshin trazira, duke pasur edhe një të vdekur. Raporti i policisë greke tregon për përleshjen, teksa bëhet e ditur edhe numri i personave të përfshirë.

Mbrëmjen e djeshme, të hënën, 7 gusht 2023, një grup prej rreth 100-120 tifozësh të Dinamo Zagrebit, së bashku me tifozët grekë, ndodheshin në Perissos. Tifozët e AEK-ut ishin mbledhur në zonën e gjerë. Pasuan incidente mes tifozëve të dy skuadrave, të cilët hodhën flakadanë, improvizuan zjarrvënie, gjuajtën gurë, si dhe përdorën edhe shkopinj të improvizuar.

Ngjarja ka ndodhur një orë e gjysmë pasi ekipi mysafir ka përfunduar stërvitjen dhe është larguar nga fusha, si dhe lojtarët të shoqëruar nga policia. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë shuar përleshjen, ndërsa me shpejtësi kanë bllokuar dhe arrestuar gjithsej 98 persona të përfshirë në ngjarje”, thuhej në raportin e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se e…