![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_1923.jpeg)
Përparim Rama shkruan për dorëheqjen e Mehajt: Bashkëpunëtorë njëherë, miq përherë
08 gusht 2023
| 22:32
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për dorëheqjen e Mehajt, duke e lavdëruar atë për punën e bërë.
”Një profesionist i rrallë, njeri i vlerave perëndimore me të cilin pata një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Vullneti dhe gatishmëria e Ministrit Mehaj për bashkëpunim përtej politikave partiake, për të mirën e vendit, është shembull për të gjithë. Bashkëpunëtor njëherë, miq përherë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Në dorëheqjen e tij, Mehaj ka thënë se po largohet për shkaqe familjare.
Një numër ambasadorësh në Kosovë kanë shkruar për dorëheqjen e tij, duke e falënderuar për shërbimin.