Dënohet me 700 euro mërgimtari që e kërcënoi me jetë Vehbi Kajtazin: Kurti është t’u e shkatërruar diasporën

09 gusht 2023 | 11:56

Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se një person që e kishte kërcënuar me jetë është dënuar me 700 euro nga gjykata.

Kajtazi ka thënë se i dënuari jeton në Paris dhe në momentin që ka hyrë në kufi e kanë arrestuar.

“Dje me erdhi një vendim gjykate. Një person që me ka kërcënuar me jetë është dënuar 700 euro. Tipi jeton në Paris. Ne momentin që ka hy në kufi e kanë arrestuar. Kish kërkuar falje, ndonëse unë nuk kam qenë në seancë”, ka shkruar Kajtazi në “Facebook”.

Kajtazi ka thënë se pesë mërgimtarë janë dënuar këtë muaj për kërcënime dhe ka shtuar se diasporën është duke e shkatërruar Albin Kurti.

“Me saktësisht është tu e shkatërruar Albin Kurti. I ka ba kriminela e budallë. Kjo është fatkeqësi për neve, për ta, për vendin. Pushime të këndshme njerëzve të mirë të vendit tonë! Debillat para drejtësisë”, ka shkruar Kajtazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për tekstet shkollore…