Ndalohet shoferi në rrugën ‘Luan Haradinaj’, i sekuestrohet një armë dhe 44 fishekë

09 gusht 2023 | 12:09

Në orët e para të së mërkurës Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë dhe 44 copë fishekë në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Sekuestrimi ka rezultuar pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që iu bë veturës dhe shoferit.

Ndaj të dyshuarit, A.Sh., 18 vjeç, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e kanë proceduar tutje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sekuestrohet një armë

Prishtinë 09 gusht  2023 – Sot rreth orës 01:30, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e stacionit policor Qendra,  kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;

– Një arme të tipit EKOL, si dhe

– Dyzetekatër copë fishekë.

Sekuestrimi rezultoi pas  ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë veturës dhe  drejtuesit të saj në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Ndaj të dyshuarit; A. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor Qendra iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas hedhjes së shortit për Parakualifikimet Evropiane për Kupën e…