Bayerni synon transferimin e Kepas nga Chelsea

09 gusht 2023 | 13:09

Yann Sommer u transferua në Inter, kurse Bayern Munchen është në kërkim të një portieri që do të jetë zëvendësues i zviceranit.

Portieri i parë i “bavarezëve”, kapiteni Manuel Neuer nuk pritet të rikthehet në fushën e blertë edhe për disa javë dhe Bayerni po kërkon një portier tjetër. Kepa Arrizabalaga është emri i ri në listën e dëshirave të kampionëve të Gjermanisë, me portierin spanjoll që është i gatshëm të largohet nga Chelsea.

Londinezët kanë nënshkruar me Robert Sanchez dhe Kepa nuk e ka të sigurt vendin e titullarit. Trajneri Thomas Tuchel ka punuar me portierin spanjoll edhe në “Stamford Bridges”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur bëhet fjalë për të dhënat statistikore që lidhen me…