Ndërron jetë ish-rektori i UP-së, profesor Zenel Kelmendi

09 gusht 2023 | 14:59

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare ish-rektori dhe profesori i Universitetit të Prishtinës, Zenel Kelmendi.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot (e mërkurë).

“Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë, dashamirët që sot ndërroi jetë më i dashuri ynë prof. Zenel Kelmendi. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 09.08.2023 në ora 18:00 në Prishtinë të varrezat në Arbëri. Do të na mungojnë përjetësisht dashuria, sinqeriteti dhe këshillat e tij. Përherë do të mbetesh në zemrat dhe kujtimet tona! Lamtumirë shok!”, është thënë në njoftimin e familjes Kelmendi.

Zenel Kelmendi ishte rektor i Universitetit të Prishtinës, nga viti 1997 deri në pensionimin e tij në vitin 2007.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushimeve të Sylvinhos po iu vjen fundi, ndërsa trajneri i…