U gjet i pajetë në një apartament, zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së nipit të aktorit të famshëm

09 gusht 2023 | 15:15

Siç dyshohej, autoritetet e qytetit të Nju Jorkut kanë zbuluar se Leandro De Niro vdiq nga një mbidozë aksidentale e drogës.

Nipi i aktorit të famshëm Robert de Niro, i cili ishte 20 vjeç kishte në sistemin e tij një kombinim vdekjeprurës drogash duke përfshirë fentanil.

Krye ekzaminuesi mjekësor që punoi në këtë rast konfirmoi se De Niro Rodriguez vdiq për shkak të efekteve të një kombinimi vdekjeprurës nga marrja e fentanilit, bromazolamit, alprazolamit, ketaminës dhe kokainës.

Leandro u gjet i vdekur në një apartament në Nju Jork nga një prej miqve të tij muajin e kaluar pasi u zhduk për disa ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi gjykatat kanë…