Policia e Kosovës pranoi donacion dy automjete nga IOM-i

09 gusht 2023 | 15:28

Në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes ndaj Policisë së Kosovës (PK), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), ka bërë dhurimin e një donacioni prej dy automjeteve kombi për Departamentin e Policisë Kufitare në kuadër të Policë së Kosovës.

Donacion i pranuar ndihmon rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit. Këto vetura do të shërbejnë për trajtimin e migrantëve të parregullt nga ana e Policisë Kufitare.

“Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë përkrahësve dhe bashkëpunëtorëve të saj të cilët vazhdimisht kanë mbështetur punën dhe kanë ndihmuar policinë në ngritjen e kapaciteteve të saj me qëllim të ofrimit të shërbimit sa më efikas për të gjithë qytetarët”, është bërë me dije në njoftimin për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë mjekë të përgjithshëm, 10 infermierë, 3 teknikë laborantë dhe…