Qeveria miraton programin për diplomaci qytetare 2023-2025, ja qëllimi i tij

09 gusht 2023 | 15:55

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar programi për diplomaci qytetare 2023-2025.

Liza Gashi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka theksuar se qëllimi kryesor i këtij programi është që përforcojë lidhjen e diasporës me institucionet e Republikës së Kosovës, duke ofruar mundësinë e angazhimit profesional në institucionet publike të vendit për një periudhë prej deri në dhjetë muaj, raporton “Epoka e re”.

“Në vitin e parë të zbatimit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ofruar këtë mundësi për 10 bursistë (fellows), ndërsa tani synon të zgjerojë ndikimin duke angazhuar 25 profesionistë të rinj nëpërmjet thirrjes për gjeneratën e dytë të programit. Duke u angazhuar drejtpërdrejt në institucionet qeveritare, pjesëtarët e diasporës do të kenë mundësinë të kontribuojnë me dije, përvojë dhe ide të reja, duke krijuar një mjedis ku lidhen identiteti dhe kontributi i tyre në zhvillimin e vendit”, ka bërë me dije zëvendësministrja Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ për largimin e…