![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/veteranet-uck-ovl-1-1-1392x928-1.jpg)
Avokati i Popullit e konsideron të pranueshme ankesën e veteranëve të UÇK-së për mospërfshirje në pagën minimale
09 gusht 2023
| 16:17
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shqyrtuar ankesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së në Pejë nga kryetari Gazmend Syla, i cili në korrik kishte kërkuar që Avokati i Popullit t’i dërgojë komentet dhe opinionet e tij në Gjykatën Kushtetuese, pasi veteranët e UÇK-së nuk janë përfshirë në pagën minimale, sipas ligjit të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Kosovës.
“Beteja për kthimin e dinjitetit të veteranëve po merr formë. Avokati i Popullit ka pranuar kërkesën e OVL UÇK Pejë ‘Kërkesë për evokim’ me Nr.Prot 242/2023. Veteranët do të jenë prapë në front, në frontin juridik kundër autokracisë”, ka njoftuar OVL-UÇK në Pejë.