Islami: Në Shqipëri ishin arrestuar Adem Jashari, Hashim Thaçi e Zahir Pajaziti

09 gusht 2023 | 23:05

Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, bëri të ditur se në Shqipëri ishin arrestuar disa figura të luftës në Kosovë.

Sipas tij, për shkak të armëmbajtjes, ishin arrestuar në raste të ndara Adem Jashari, Hashim Thaçi e Zahir Pajaziti.

Adem Jashari sipas tij ishte mbajtur në burg vetëm dy orë.

“E gjithë rruga e Zahir Pajazitit në Tiranë ka qenë nën vëzhgim, dhe nuk ka qenë e bërë nga strukturat e Shqipërisë, ka qenë nga strukturat e ardura në Shqipëri që bashkëpunonte me një pjesë që quhej dega e Kosovës në shërbimin informativ të Shqipërisë. Jo vetëm Zahiri, por ai ka qenë më i njohuri, sepse kishin ardhë informacionet se Zahir Pajaziti drejtonte grupin e Llapit. Ai kishte qenë njëherë i arrestuar në Shqipëri, ishte deportu në Jugosllavi, po ashtu me armë ishte zënë edhe Thaci ishte burgos, ishte zënë edhe Ademi edhe ai ishte burgos, ishte mbajt dy orë s’ishte mbajt gjatë”, tha ai.

Tutje Islami foli edhe për UÇK-në, ku tha se pikë e dobët e saj ishte mungesa e kuadrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me mëngjes mori rrugë për në Leposaviq. Jo për në…