“Unë fitoj gjithmonë se…” Hygerta Sako zbulon kur vendos baste

10 gusht 2023 | 11:22

Moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top” në Top Channel.

“E dua këtë profesion, futbollin po ashtu e dua shumë. Kështu që më janë bërë dy gjëra bashkë që i dua shumë”, tha Sako.

Ndërkohë e pyetur në lidhje me bastet, moderatorja e sportit u përgjigj:

“Jo, baste kurrë. Unë nuk vë baste po nuk e pata të sigurt që fitoj. Kështu që duke qenë se aty nuk ke siguri, nuk merrem fare”.

“Unë fitoj gjithmonë se...”/ Hygerta Sako zbulon kur

Eni Shehu e pyeti pastaj po baste me njerëz dhe Sako tha sërish ‘vetëm nëse e di që do të fitojë’.

“Unë fitoj gjithmonë se vë bast kur e di se fitoj. Të përkëdhelet egoja kaq. Jo me lek, me ndonjë, drekë, darkë, gotë verë”, tha moderatorja e sportit.

Më pas Hygerta tregoi edhe për bastin e fundit që ka vënë, të cilin e ka fituar”.

“Basti i fundit ishte me një mik që këmbëngulte që unë kam prezantuar koncertin recital të një djali të talentuar që ai njihte. Unë mbaj mend çdo gjë që kam bërë dhe vumë bast. Unë jam e sigurt që nuk kam qenë, ai më ka ngatërruar”, përfundoi moderatorja e sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar heroin Bekim Berisha-Abeja…