I vrari në Runik të Skenderajt është djali i pronarit të kafeterisë

10 gusht 2023 | 11:23

Një i vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i një incidenti me armë që ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, mesnatën e së mërkurës.

Si pasojë dyshohet se dy persona të maskuar kishin hyrë në kafeteri dhe kishin gjuajtur.

I vdekur ka mbetur 39-vjeçari N.L.

“Klan Kosova” merr vesh se viktima është djali i pronarit të lokalit.

Si pasojë e plagëve të marra, tre persona po trajtohen në QKUK.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako, ka dhënë së…