Kica-Xhelili tregon pse nuk e ndjek Osmanin në rrjete sociale

10 gusht 2023 | 11:32

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka folur për raportin e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilën dikur e kishte bashkëpunëtore të ngushtë.

Kica-Xhelili në “RTV21” ka konfirmuar se nuk e ndjek më në rrjetet sociale presidenten, duke treguar edhe arsyen pse ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë.

Ajo ka thënë se Osmanin nuk e njeh nga politika, por përmes universitetit.

“E kam pas më herët, e kam pas edhe në një periudhë edhe pasi që dola në LDK edhe dikur vendosa që nuk dua ta kem më. Ia kam bo ‘unfollow’ sepse shikoni për mua… Unë e kam thënë edhe më herët sepse nuk e kam njohur ndryshe, nuk e kam njohur përmes politikës. Kemi qenë bashkë në universitet. Një kohë ka qenë profesoreshë e imja, pastaj kam qenë pjesëmarrëse e garave të arbitrazhit komercial ku e përfaqësoja Universitetin e Prishtinës. Një vit e kam pasur trajnere dhe vitin e dytë iu pata bërë ndihmësetrajnere… Sot për mua një person që ka transmetuar guxim të jashtëzakonshëm me ardhur në pikën që unë me u ndi që nuk po e përfaqëson më atë guxim është pak e dhimbshme”, ka thënë Kica-Xhelili.

Ajo ka pranuar se ka pasur diskutime private për të cilat ka thënë se do t’i ruajë si të tilla.

“I kam pas arsyet e mija që kam vlerësuar se nuk po dua me ndjek më atë profil”, ka shtuar ajo.

Doarsa Kica Xhelili ishte pjesë e Listës Guxo, duke u bërë kështu deputete e Kuvendit të Kosovës. Më pas ajo ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës nga ku vazhdon karrierën e saj politike si deputete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kohës kur Luizi gjendej brenda shtëpisë më të famshme…