Fondacioni ‘Hasan Prishtina’ nderon Mehajn dhe ndan 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë

10 gusht 2023 | 15:40

Fondacioni “Hasan Prishtina”, në shenje respekti për kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të detyrës së ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ka ndarë mirënjohje për Armend Mehajn.

Po ashtu, drejtori i këtij fonacioni, Mehmet Prishtina, e ka njoftuar ish-ministrin Mehaj se ka dhuruar 5 mijë euro në thirrjen publike për ta mbështetur Fondin e Sigurisë.

Drejtori i fondacionit “Hasan Prishtina”, Mehmet Prishtina, ka falënderuar, Mehajn  veçanërisht për organizimin e bartjes dhe vendosjes së shtatoreve të heroit kombëtar, Hasan Prishtina në Vlorë, në muajin maj 2022 dhe në Mushtisht të Suharekës në muajin nëntor të vitit 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë hyrë në grevë të enjten.…