Rama paralajmëron masa të menjëhershme për ambient të pastër në kryeqytet

10 gusht 2023 | 15:50

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,  thënë se do të merren masa të menjëhershme, në ngritjen e nivelit të pastërtisë në kryeqytet.

I pari i Prishtinës ka treguar se bashkë me drejtorin e Shërbimeve Civile, Ilirik Musliu, kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë së Regjionale “Pastrimi”, Petrit Reçica dhe të Ndërmarrjes “Hortikultura”, Nora Cimili-Gagica, kanë parë nga afër gjendjen në terren.

Rama ka bërë me dije se kanë porositur mbi 1 mijë kontenjerë dhe 8 kamionë të mëdhenj, si dhe janë duke i shikuar mundësitë tjera për sanimin e kësaj dukurie.

“Pikërisht për këtë kemi porositur 1 400 kontejnerë të rinj, po ashtu edhe 8 kamionë të mëdhenj si dhe jemi duke e shikuar mundësinë e shtimit të kapaciteteve dhe ekipeve tjera për sanimin e problemit. Tashmë draft – rregullorja e re për menaxhimin e mbeturinave do të jetë në diskutim publik për 30 ditët e ardhshme, qytetarët mund të japin komentet e tyre për këtë dokument të rëndësishëm për kryeqytetin”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mënyra më e duhur për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme…