Në Kamenicë mbahet tryeza për promovimin e të drejtave të komunitetit rom në jetën institucionale

10 gusht 2023 | 17:04

Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave dhe interesave të komuniteteve në komunën e Kamenicës”, ka mbajtur tryezën e parë lidhur me promovimin e të drejtave të komunitetit rom dhe pjesëtarëve të tyre në jetën institucionale.

Qëllimi i organizimit të tryezës ishte diskutimi i sfidave dhe problemeve që ballafaqohen qytetarët e komunitetit rom në jetën e përditshme, si dhe shqyrtimi i mundësive për ta përmirësuar gjendjen nga institucionet komunale.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shprehur shqetësimet dhe mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit rom në vendimmarrje, ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza janë: organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, rritja e punësimit të komunitetit rom në institucionet komunale, zgjidhja e problemeve sociale, të drejtat në shkollim, të jenë aktivë në jetën kulturore dhe sportive, rritja e bashkëpunimit me komunat e tjera ku jeton komuniteti rom, ndarja e bursave për shkollim dhe studime etj.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje të Komuniteteve në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave dhe interesave të komuniteteve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi ligjor i prindërve, djemtë serbë të të cilëve u…