Ballkani, Partizani e Struga me paraqitje fantastike në kualifikimet e Ligës së Konferencës

11 gusht 2023 | 00:55

Kanë përfunduar ndeshjet e para të raundit të tretë të Ligës së Konferencës.

Ekipet e mbetura shqiptare kanë arritur rezultate mjaft të kënaqshme në ndeshjet e para.

Ballkani shënoi fitore të pastër 2:0 në shtëpi ndaj ekipit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Partizani i Tiranës shënoi fitore me përmbysje 1:2 në udhëtim ndaj ekipit letonez, Valmieras.

E fitore shënoi edhe Struga që e mposhti në shtëpi 3:1 ekipin nga Luksemburgu, Hesperange.

Të trija ekipet shqiptare kanë gjasa tejet të mëdha që ta arrijnë play-offin e kësaj gare, e pse jo në fund edhe kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo muaj, një pjesë e pagës shkon drejtpërdrejt në shtet…