Kolonë e gjatë për të dalë nga Kosova

11 gusht 2023 | 08:20

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosova po arrijnë deri në tri orë, ndërsa kolonat janë të gjata deri në 600 metra.

Deri në tri orë është koha e pritjes për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës nga pika kufitare e Merdarit. Jo në nivel më ndryshe janë edhe kolonat.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat për të dalë nga pika kufitare e Merdarit arrijnë në 600 metra. Njësoj edhe te pika kufitare e Dheut të Bardhë, ndërsa kolonë më të shkurtër ka te pika kufitare e Muçibabës, deri në 200 metra gjatësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shumë banorë të huaj, qëndrimi i përhershëm mund të…