Arrestohen katër persona në Mamushë

11 gusht 2023 | 10:57

Stacioni Policor në Mamushë më 10 gusht rreth orës 16:00 ka pranuar informacion për një rrahje në mes të disa personave që ka ndodhur në Mamushë.

Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se pas mosmarrëveshjeve të mëhershme në mes të dy familjeve ka ardhur deri tek përleshja fizike në mes të pesë personave ku njëri nga ta pëson lëndim të rëndë trupor dhe trajtohet në spitalin rajonal të Prizrenit.

Katër persona janë arrestuar dhe janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që ndaj katërve të dyshimtëve të caktohet masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor’’.

Rrethanat e rasti po hetohen nga Policia e Kosovës në koordinim me prokurorinë e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit ka njoftuar se nga mesi i gushtit…