Daja pas fitores ndaj Lincoln: Morëm atë që deshëm

11 gusht 2023 | 11:43

Skuadra e Ballkanit arriti fitore ndaj ekipit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps (2-0) në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehur i kënaqur me fitoren, por ka thënë se skuadra e ka bërë vetëm bërë një gjysmë hapi para.

“Morëm atë që deshëm. Kemi ndryshime në lojë dhe në ekip, duke zëvendësuar Rrahmanin dhe Emërllahun që s’mund t’i zëvendësojmë për një jave. Disa lojtarë janë me virus dhe gjendja fizike nuk ishte e duhura. Me rezultat 2-0 kemi bërë gjysmë hap para, e rëndësishme është ta mbyllim me kualifikim pavarësisht ndeshjes së sotme”, ka thënë Daja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar si…