Vitia pas funksionalizimit të akseleratorit premton investime të tjera në Klinikën e Onkologjisë

11 gusht 2023 | 12:39

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka qëndruar në Klinikën e Onkologjisë, ku është bërë funksionalizimi i një akseleratori që do të shërbejë për pacientët që janë të prekur me kancer.

Ai duke qëndruar krah me kryeministrin Kurti ka premtuar investime të tjera në këtë klinikë.

“Sot përuruam akseleratorin në vlerë prej 1.4 milion euro që tani e tutje do t’u shërbejë të gjithë pacientëve pa përjashtim”.

“Deri në fund të vitit do të investohet mbi dy milionë euro, përfshirë edhe infrastrukturën. Do të ketë zgjerim të kapaciteteve, derisa pritjet do të minimizohen”, ka thënë Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e…