Operacioni ‘Goditja’, policia arreston 11 persona në Pejë dhe sekuestron pesë armë

11 gusht 2023 | 12:45

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se në kuadër të operacionit “goditja” brenda tre ditëve ka arrestuar 11 persona dhe ka sekuestruar pesë armë.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, këtë operacion, policia e ka zhvilluar kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafe, bare nate, të cilat frekuentohen më shumë nga qytetarët, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.

Gjatë këtyre angazhimeve në terren për tri ditë janë realizuar:

  • Janё realizuar 125 patrulla policore
  • Janё realizuar 117 pika tё kontrollit tё automjeteve
  • Janё kontrolluar 644 vetura
  • Janё legjitimuar 480 persona
  • Janё kontrolluar 10 lokale tё ndryshme
  • Janё realizuar 44 pika kontrolli me radar dhe alkool test
  • Janё arrestuar 11 persona
  • Janё sekuestruar 47 copё municion
  • Janё sekuestruar 5 armë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka ftuar të gjithë qytetarët që tё vazhdojnë nё bashkëpunimin me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy kombëtare kanë siguruar kalimin në gjysmëfinalet e Kupës së…