Pacolli godet kryeministrin: ‘Serbia s’ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çfarë i duhet asaj e bën zotni Kurti’

11 gusht 2023 | 13:28

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka paralajmëruar se së shpejti do të hiqet vendimi për ndalimin e mallrave serbe.

Pacolli ka drejtuar kritika ndaj qeverisë Kurti, duke thënë se mjafton të analizohet çdo vendim që nga reciprociteti për targa e tutje, që qytetarët të kuptojnë se çfarë ka humbur e fituar Kosova.

Në këtë kontekst, Pacolli ka goditur Kurtin, duke thënë se e kishte lexuar në një portal ndërkombëtar se “Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çfarë i duhet asaj e bën zotni Kurti”.

“Në janar të këtij viti, kam lexuar në një portal ndërkombëtar ku shkruhej: ‘Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çfarë i duhet asaj e bën zotni Kurti’. Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta. Kjo dhemb, por kështu është realiteti, fatkeqësisht!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të fillojë sezoni i ri i Premierligës angleze…