Kurti bën homazhe te varret e dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula

11 gusht 2023 | 13:34

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! ka bërë homazhe te varrezat e qytetit të Gjakovës, për nder të 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se Zherka dhe Vula kanë qenë patriotë të paepur për liri.

“Eltoni edhe Përmeti kanë rënë në betejën e Junikut në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë së bashku me Bekim Berishën dhe me Bedri Shalën. Janë patriotë të paepur të cilët më këto lule të freskëta që vendosëm pranë varreve të tyre do të na inspirojnë, e do të na frymëzojnë përjetësisht, pra dëshmorët e kanë datën e rënies së tyre heroike që nuk është thjesht ditë e vdekjes, por është ditë e ndërrimit të jetës që i dha jetë e liri popullit tonë, po njëkohësisht edhe na e përkujton jo në çdo përvjetor, por çdo ditë, se sa i lartë ishte çmimi që ka paguar populli ynë për çlirimin që u bë, e për lirinë që e gëzon. Përmeti dhe Eltoni, vijnë nga familjet patriotike me edukatë të kamotshme qytetare të cilët janë dëshmuar ndër shumë breza dhe pa dyshim që do të kujtohen me pietet edhe për shumë e shumë, pa numër, breza që do të vijnë pas nesh. Lavdi, Eltonit edhe Përmetit, dhe gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!”, ka thënë Kurti.

fotografia e kryeministri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…