Sot nis sezoni i ri në Superligë, këto janë ndeshjet

12 gusht 2023 | 09:56

Sot fillon sezoni 2023/24 i edicionit të ri të Superligës në futboll.

Dy ndeshje luhen të shtunën e dy të dielën, derisa Fushë Kosova-Gjilani është shtyrë.

Të shtunën, Dukagjini në shtëpi e pret Malishevën.

Për klinasit, edicioni që e lamë pas ishte më i miri në histori të këtij ekipi, përfunduan të katërtit, si dhe morën pjesën në garat evropiane.

Përballja e fundit është mes Prishtinës e Feronikelit 74, që do të luhet në kampin nacional në Hajvali.

Kryeqytetasit arritën fitimin e Kupës, por për shkak të mos licencimit nuk u paraqitën në Evropë.

E Feronikeli vjen në elitë nga Liga e Parë. 

Fushë Kosova-Gjilani është shtyrë për shkak të gjilanasve që kanë bërë kërkesë për shtyrje, për shkak të problemeve nëpër të cilave janë duke kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka njoftuar se një person ka raportuar se 15…