Prishtina fiton ndaj Feronikelit 74, Malisheva e mposht Dukagjinin

12 gusht 2023 | 20:05

Superliga e Kosovës është rikthyer, dhe sot u zhvilluan dy ndeshjet e para të sezonit 2023/24.

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Malishevës e kanë nisur sezonin e ri me fitore. Prishtina e mposhti Feronikelin ’74, kurse Malisheva shënoi fitore ndaj Dukagjinit.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Kampi Nacional” në Hajvali, Prishtina e ka mposhtur 3:1 skuadrën e Feronikelit ’74.

Golat për skuadrën e Debatik Currit i shënuan Sinani (minuta e 34’), Hyseni (minuta e 61’) dhe Jalen Blesa (minuta e 69’), kurse golin e nderit te Feronikeli ’74 e shënoi Fiton Hajdari në minutën e 86’.

Ndërkaq, pas 90’ minutave lojë në stadiumin “18 Qershori” të Klinës, Malisheva e ka mposhtur Dukagjinin si mysafire me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Arlind Veliu në minutën e 46’.

Sezoni i ri i Superligës nis me fitoren e Prishtinës dhe Malishevës.

Rezultatet finale:

Prishtina 3:1 Feronikeli ‘74

Dukagjini 0:1 Malisheva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar me një plumb në…