Gazetari u sulmua para syve të tij, rreshteri i Policisë nuk reagoi – suspendohet veç 72 orë nga puna

12 gusht 2023 | 20:43

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës kanë suspenduar për 72 orë një zyrtar policor i cili nuk ka reaguar derisa gazetari Vullnet Krasniqi është sulmuar nga disa persona gjatë protestës kundër “DokuFest” në Prizren, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Sipas Policisë, pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimit dhe sugjerimin nga IPK , me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren.

https://nacionale.com/uploads/_large/818943/Suspendimi-i-policit.jpg

Njoftimi i plotë:

Dje më datë 11.08.2023 në Prizren është organizuar një protest kundër disa performancave në DokuFest, një festival ndërkombëtar tradicional i filmave dokumentar që mbahet në Prizren.
Në atë rast nga protestuesit një gazetar është sulmuar dhe është penguar në kryerjen e detyrës së tij.
Lidhur me këtë policia në konsultim me prokurorin ka inicuar rast “ Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Lidhur me rastin është identifikuar një i dyshimtë, i cili pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.
Sot Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoriatin Policor të Kosovës kanë analizuar veprimet policore të policëve që ishin në vend ngjarje gjatë incidentit.
Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimin dhe sugjerimin nga IPK , me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren në mbetet gjithmonë e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për gazetarët me të cilët kemi bashkëpunim të shkëlqyer, të vazhdueshëm dhe profesional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka nisur një aksion për sinjalizimin e…