Arrestohet një logoped në Podujevë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze të mitur
13 gusht 2023
| 09:23
Një logoped dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një vajze të mitur në Podujevë.
Policia bën të ditur se rastin e ka raportuar nëna e vajzës së mitur.
Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar logopedin e dyshuar.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh) nga logopedi, i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.