Policia e Shqipërisë bllokon 32 mjete lundruese

13 gusht 2023 | 13:13

Policia kufitare e Shqipërisë ka bllokuar 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë.

Në njoftimin e lëshuar për medie është thënë  se mjetet e bllokuara janë 16 jet-ski, gjashtë gomone, tetë skafe dhe dy mjete lundruese turistike .

“20 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, nëntë mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe tri mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë”.

“Shkeljet e konstatuara: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar duke rrezikuar jetën e plazhistëve, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për shkak të katastrofës me…