MPJ i reagon Serbisë: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Ganës janë të kënaqshme

20 gusht 2018 | 19:10

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, nëpërmjet së cilës ka thënë se “rikonfirmon nivelin e marrëdhënieve shumë të mira në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ganës”.

Sipas MPJ-së, ato kanë shënuar vetëm rritje që nga koha e njohjës së Kosovës si shtet, në vitin 2012.

“Veç komunikimeve të rregullta në nivelin e lartë ndër-shtetëror, ndërtimit të urave të miqësisë në mes dy popujve dhe hapjes së mundësive të reja në mes dy vendeveNë muajin qershor të këtij viti është akredituar edhe Ambasadorja jo-rezidente e shtetit të Ganës në Kosovë, Salma Frances Mancell”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se raportimet e tjera jashtë frymës së marrëdhënieve të mira dhe të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Ganës janë thjeshtë vazhdim i propagandës serbe me lajme të rreme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Mimoza Kusari Lila, njëherësh kryetare e Alternativës, ka thënë…