Vuçiqi: Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal, Kurti promovoi ‘Shqipërinë e Madhe’

13 gusht 2023 | 13:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.

Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut “ishte skandal i skandaleve”.

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, ka thënë Vuçiqi në “TV Pink”.

Vuçiqi ka thënë se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit është “skandaloze”, duke shtuar se Demaçi ishte “mentor dhe idhull i Krutit”.

“Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së Madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka folur edhe për emërimin e Ragmi Mustafit si këshilltar politik i Besnik Bislimit.

“Këto janë gjëra shqetësuese, po të mos ishim aq të fortë ushtarakisht, aq herë më të fortë në aspektin e teknologjisë, armëve dhe gjithçka tjetër, a e dini sa herë Kurti do ta kishte sulmuar çdo pjesë të Serbisë? Shikoni ideologjinë e tij, ai nuk do të sulmonte vetëm Serbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, e pyetja është se çfarë do të ndodhte edhe me Shqipërinë”,  ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 800 mijë euro ka shpenzuar shteti vitin e kaluar…