Murati: Të moshuarit mbi 80 vjeç po vizitohen nga ekipet mobile

13 gusht 2023 | 17:03

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se po vizitohen pensionistët mbi 80 vjeç që s’mund të paraqiten në zyrat e shtetit për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që të vazhdojnë ta marrin pensionin.

Murati shkroi në “Facebook” se ky program prej korrikut është shtrirë në të gjithë vendin.

“Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve”, shkroi ministri.

“Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komunat, dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”, shtoi Murati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet”. “Ambiciet për “Serbinë e…