Prishet autobusi i linjës Prishtinë-Hanover, disa qytetarë të Kosovës mbesin në Beograd

13 gusht 2023 | 20:15

Një autobus i linjës Prishtinë-Hanover, ka pësuar një defekt.

Si pasojë rreth 70 mërgimtarë kanë mbetur duke pritur.

Përfaqësues nga kompania “Barileva Turist” kanë deklaruar për Telegrafin se nuk ka vend për panik, derisa sipas tyre autobusi tjetër i linjës pritet të arrijë në Beograd rreth orës 19:30.

“Për rreth gjysmë ore do të arrijë autobusi tjetër me çrast udhëtarët do të nisen për në destinacionin e planifikuar”, ka deklaruar për Telegrafin përfaqësuesja e “Barileva Turist”.

Udhëtarët që kanë qenë duke udhëtuar për Gjermani kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë ngjarje.

Ata thonë se po ndjehen të rrezikuar në Beograd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 800 mijë euro ka shpenzuar Kosova vitin e kaluar…