VIDEO: Bjellorusia e kërcënoi me “Wagner”-at, Polonia “tregon dhëmbët” dhe nxjerr ushtrinë në rrugë gjatë natës

13 gusht 2023 | 21:04

Ministria e Mbrojtjes në Poloni ka organizuar një paradë të pazakontë ushtarake gjatë urëve të vona të natës.

Parada spektakolare me mjete të rënda, tanke dhe sisteme raketore është lexuar si një mesazh ndaj Bjellorusisë që ka kërcënuar vendin fqinj përmes mercenarëve rusë të “Wagner”.

Pak ditë më parë, duke marrë rolin e heroit, presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko tha se është ai që po i frenon ushtarët e “Wagner” të hyjnë dhe të shkatërrojnë Poloninë.

Përgjigja e polakëve ishte e menjëhershme duke dërguar në kufi dhjetra trupa shtesë.

Wagner besohet se ka në Bjellorusi rreth 15 mijë ushtarë, fati i të cilëve mbetet i paqartë q pasi u tërhoqën nga fushëbeteja në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Blerim Latifi ka reaguar ndaj protestës së çuditshme e…