Kepa arrin marrëveshje me Realin, nesër prezantohet

14 gusht 2023 | 11:51

Kepa Arrizabalaga edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Real Madridit. Portieri spanjoll i është bashkuar klubit të Realit në formë huazimi nga Chelsea.

Sa ishte pjesë e klubit anglez, Kepa e ka fituar një Ligë të Kampionëve, një Kupën e Botës për klube, një Superkupë Evropiane dhe një Ligë të Evropës.

“Real Madrid  dhe Chelsea kanë rënë dakord për huazimin e portierit Kepa Arrizabalaga, i cili është i lidhur me klubin këtë sezon, deri më 30 qershor 2024. Në pesë sezonet e tij në Chelsea ai ka fituar një Ligë të Kampionëve, një Kupën e Botës për klube, një Superkupë Evropiane dhe një Ligë të Evropës. Këtë vit ai ka marrë çmimin për pritjen më të mirë në Ligën Premier për sezonin 2022-2023. Kepa është ndërkombëtar me skuadrën spanjolle, me të cilën është shpallur kampion i Ligës së Kombeve të vitit 2023. Me Spanjën ka fituar edhe Kampionatin Evropian U19 në vitin 2012”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Të martën në orë 13:00 në Madrid do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Kepës si lojtar i ri i Real Madridit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vizitës së…