Asllani: Mezi pres të nis kampionatin me Interin

14 gusht 2023 | 14:03

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, ka komentuar fitoren në miqësore ndaj Egnatias, skuadër që luan në ligën elitare të vendit të tij, Shqipërisë. Reprezentuesi shqiptar ka thënë se skuadra është e bashkuar dhe në formë të mirë për të nisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. “Ata na vunë në pak vështirësi, por ishte e rëndësishme për ne ta rikthenim situatën në favorin tonë”, ka thënë fillimisht Asllani.

“Jemi mirë dhe tani presim fillimin e Serisë A. Jam i kënaqur me ekipin, jemi kompakt dhe të bashkuar. Mezi presim të vijë ndeshja e parë në kampionat sepse duam ta nisim me këmbën e djathtë”, nënvizoi lojtari i Nerazzurrëve për mediet e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka rënë nga…